Kryeministri Rama shprehet se revolucioni digjital 2020 ka nisur transformimin rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e rryshfete tridhjetëvjeçare.

Në një shënim në facebook kreu i qeverisë bën me dije se deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumenta, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës.

Postimi i plotë:

#REVOLUCIONIDIGJITAL2020 KA NISUR TRANSFORMIMIN RRËNJËSOR të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e rryshfete tridhjetëvjeçare

Deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumenta, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës

Ja një nga plot shembujt e bllokut të parë të aplikimeve online për shërbime që deri dje, merrnin kohë, kushtonin para, stresonin qytetarët në radha dhe ecejake të panumërta:

Më shumë se 4⃣0⃣ mijë maturantë kanë mundësinë që këtë vit përmes platformës   https://e-albania.al/
të marrin online 
dhe
në kohë reale 
vërtetimin e notave të maturës .

Në përfundim të provimeve të maturës ata mund të kërkojnë një kopje testi të provimit të tyre
duke aplikuar online brenda pak minutash,
pa asnjë dokument shoqërues

#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam ☀️