Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudo qoftë, brenda ose jashtë vendit ose me një ndihmë të parë në sportel, perms https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtësojë ndjeshëm sidomos biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin nē tërësi natyrisht.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku nisi sot kryerja online e 114 shërbimeve për biznesin çka redukton 248 dokumente dhe shkurton mbi 3 mijë orë pune. Duke iu drejtuar qytetarëve të cilët ishin në pritje pranë sporteleve të QKB-së, Kryeministri Rama i informoi ata tashmë mund të marrin online shërbimet mjafton të hyjnë në portalin e-albania.

“Ju mund të merrni shërbimet pranë QKB-së pa ardhur fare. Mjafton që të hyni te portali e-albania, QKB dhe të bëni aplikimin”, u shpreh Kryeministri. Ai po ashtu theksoi se qytetarët nuk do të kenë më nevojë të sjellin dosje me një numër të madh dokumentesh, pasi sipas tij, dokumentet shtetërore do të sigurohen nga vetë qendra.

“Nga sot, nuk do të keni më nevojë të sillni me vete dosje, ku të ketë dokumente shtetërore, sepse gjithë dokumentet shtetërore që kërkoheshin deri tani do të duhet t’i marrë për ju, vetë QKB. Po kështu edhe për shërbime të tjera, – Kryeministri bëri të ditur se, – qytetarët duhet të aplikojnë dhe të vendosin aty vetëm dokumentet individualë.

“Ju duhet të aplikoni dhe të vendosni aty vetëm dokumentet individualë, si një dokument banke apo një vërtetim që merret individualisht nga sektori privat, por jo dokumente që merren nga zyrat e shtetit dhe pastaj do të merrni përgjigje në kohë dhe regjistrimin e biznesit e bëni për pak minuta”, iu drejtua Rama të pranishmëve në sallën e pritjes së QKB-së.