Pas situatës me reshje të kësaj fundjave parashikohet rikthimi i ditëve me diell e hera herës vranësira deri mesatare. Prezente gjatë mëngjeseve do të jetë mjergulla e mjegullina në lugina.Era, përgjithësisht parashikohet nga lindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare.
Gjatë së enjtes e të premtes do të vërehet shtim i saj përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë. Sipas SH.M.U., temperaturat negative si në tabelë në disa zona, do të sjellin ngrica dhe brymë të përkohëshme.