Zv.ministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja thotë se në rastet kur ndërtuesi ka falimentuar, dhe nuk ka forcë ekonomike për të riparuar dëmet që ka pësuar nga tërmeti pallati që ka ndërtuar, do të kontraktohen kompani të tjera private për të rregulluar dëmet.
“Brenda 70 ditëve, tani kanë mbetur 60, ne duhet të kemi marrë masat për përcaktimin e tenderimeve për dhënien e lejeve për objektet ku duhet ndërhyrë. Në rast se ai që e ka ndërtuar nuk ka ndodhur, do të ndërhyhet me kontratë me firmë ndërtimi. Ministria e Rindërtimit për këtë është. Do të kontraktohen kompani të tjera”, tha ai në “Report tv”.