E braktisur prej 4 vitesh, godina 5-katëshe e konviktit të vajzave është rinovuar tërësisht, duke siguruar ambiente bashkëkohore për 160 studentet e Universitetit “Fan. S. Noli”, në Korçë. Kryeministri Edi Rama përcolli pamjet e ambienteve të dikurshme dhe të kushteve aktuale moderne. “Mirëmëngjes dhe me konviktin e rindërtuar të vajzave të Universitetit “Fan S.Noli” të Korçës, ju uroj një fundjavë të qetë”, -thotë Rama

Ndërhyrja e kryer në këtë konvikt ka konsistuar ndër të tjera në: zëvendësim dritaresh, kapot termik, sallë leximi, menca qendrore për kampusin, ngrohje qendrore, shkallë emergjence, sistem kamerash, bibliotekë etj. Konvikti është i ndarë në dy godina me kapacitet 47 dhoma për vajza me 2-3 shtretër dhe me 27 dhoma për djem me nga 3 shtretër. Investimi kap një vlerë prej 206.4 milionë lekë dhe punimet u zbatuan nga Fondi Shqiptar për Zhvillim.