Roma dhe Juventusi mbyllin fazën e tyre të parë me një duel të drejtpërdrejtë, që do të luhet në mbrëmje, në kryeqytet.
Dy skuadrat ndahen nga plot 10 pikë në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A, sidoqoftë, pavarësisht diferencës në tabelën e renditjes, një përballje e tillë konsiderohet një klasike e futbollit italian dhe në mënyrë të kuptueshme tërheq përherë një vëmendje të veçantë në Apenine.
Mbi të gjitha, një sfidë shumë e rëndësishme edhe për vetë objektivat e ndryshme që kanë të dy ekipet, pasi bardhezinjtë synojnë trofeun e nëntë rresht në kampionatin italian, ndërsa verdhekuqtë kanë për objektiv rikthimin në Zonën Champions.
Juve do të kërkojë sonte fitoren për ta pushtuar e vetme pozitën e parë në renditjen e Serie A, për t’i ikur 2 pikë Interit.
Formacionet e mundshme:
Roma (3-5-2): Lopez; Cetin, Smalling, Mancini; Florenzi, Diawara, Veretout, Kolarov; Zaniolo Pellegrini; Dzeko.
Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Ronaldo, Dybala.