Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shprehur sot trishtim të thellë për rrëzimin e avionit ukrainas pranë Teheranit.
Cakaj është shprehur se lutjet dhe mendimet janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.
“Të trishtuar thellë dhe të tronditur ndërsa mësuam rrëzimin e avionit ukrainas afër Teheranit. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese”, ka theksuar Cakaj.
Tetëdhjetë e dy iranianë dhe 63 kanadezë ndodheshin në bordin e një avioni tip Boeing, i ”Ukraine Airlines”, që u rrëzua në Iran sot në mëngjes, theksoi kreu i diplomacisë ukrainase, Vadym Prystaiko.
Avioni transportonte rreth 180 persona që kanë humbur jetën në këtë katastrofë.