Tradhtia në një marrëdhënie nuk është më një gjë e pazakontë. Ndodh në marrëdhënie të shëndetshme, ndodh edhe në ato të cilat konsiderohen si pa të ardhme. Por nëse jeni në një marrëdhënie, për të cilën jeni i gatshëm të bëni gjithçka vetëm që të mos tradhtoni, atëherë këto janë disa këshilla.

Shtatë këshilla sesi t’i mbijetoni krizës në çift:

Flisni

Ndoshta ka ardhur momenti që t’i tregoni partnerit se çfarë nuk ju pëlqen. Ndoshta mund të jetë një nga ato probleme thelbësore që duhen rregulluar për t’u kthyer sërish në formën e mëparshme. Asnjëherë nuk do e dini sa ju vlerëson nëse nuk ndani me të shqetësimet tuaja.

Praktikoni këshilluesin e çifteve

Nëse keni nevojë për një person të tretë që të “nisë bisedimet”, atëherë këshilluesi i çifteve është perfekt. Megjithatë, duhet të keni parasysh që një taktikë e tillë funksionon vetëm kur ekziston vullneti i të dyja palëve për t’i përmirësuar gjërat.

Shtoni romancën në çift

Ndoshta keni kohë pa kryer një udhëtim apo pa ngrënë një darkë romantike. Shfrytëzojeni këtë situatë për të organizuar një moment të tillë intim që do rindezë flakën në marrëdhënien tuaj.

Rrethojeni njëri-tjetrin me mbështetje

Mundohuni ta kaloni kohën me njerëz që janë pro marrëdhënies tuaj. Ata duhet t’ju kujtojnë sesa të mrekullueshëm jeni së bashku dhe sesa të rëndësishëm jeni që të dy për grupin shoqëror.

Mbani një ditar që lidhet me partnerin tuaj

E kemi fjalën për një listë ku të shënoni gjërat e mira dhe karakteristikat për të cilat jeni dashuruar me të. Duke kujtuar herë pas herë këto gjëra, ju do të mbeteni të fokusuar në lidhjen tuaj.

Duhet të dini kur ja vlen të luftosh

Nëse e dashuroni ende dhe dëshironi ta bëjë të funksionojë, atëherë bëjeni këtë gjë me të gjitha forcat tuaja. Që do të thotë se për momentin jepini prioritet dhe vëmendje maksimale lidhjes tuaj.

Por, duhet të dini dhe kur të hiqni dorë

Ndonjëherë vjen momenti për t’u ndarë dhe kaq është e gjitha! Ju mund ta hidhni pas krahëve dhe të gjeni njeriun e përshtatshëm. Të njëjtën gjë mund të bëjë dhe ai!