Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri vijon takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit pas mbërritjes në Tiranë. Sot Juri Kim ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Kryetari i Kuvendit, sipas njoftimit të zyrës së shtypit, vuri në dukje miqësinë e fortë që lidh popujt dhe vendet tona dhe nënvizoi se “Kjo miqësi i ka rrë njët në mbrojtjen prej Shteteve të Bashkuara të fateve, integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë në momentet kyçe të historisë së vendit.

Mbijetesa e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbështetjen dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar që po festojmë këto ditë është një rast për të kujtuar shpëtimin nga ShBA dhe Presidenti Willson të Shqipërisë prej copëtimit para një shekulli, kontributin e madh të kampionit të demokracisë për të mbajtur gjallë frymën e lirisë të shqiptarët, mbështetjen e Shqipërisë gjatë tranz icionit demokratik, kontributin unikal të ShBA në pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mbështetjen e integrimit europian të vendit si edhe për kryerjen e reformave të rëndësishme për fuqizimin e sistemit demokratik, zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë” tha ai. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vuri në dukje edhe kontributin e pazëvëndësueshëm të ShBA për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon si edhe për nxi tjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.