Zëvendëskryeministrja Tatiana Golikova ka njoftuar se në Rusi tashmë janë konfirmuar dy persona të infektuar nga koronavirusi që shpërtheu në qytetin industrial të Wuhan. Po sot edhe Britania e Madhe konfirmoi infektimin e dy personave kurse Gjermania zyrtare tha se një tjetër person ishte shtuar listës prej 5 të infektuarish, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre të prekur nga virusi në gjashtë.
Dje Kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp tha se Italia kishte regjistruar tashmë dy personat e parë të infektuar. Ata ishin një çift kinez që kishte mbërritur në Itali para një jave dhe kishin disa ditë që po qëndronin në Romë.