I ftuar së fundmi në “Soiree”, Ermal Mamaqi, ka folur rreth filmit “I love Tropoja”, premiera e të cilit është mbajtur këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve. Filmi me regji dhe produksion nga Ermal Mamaqi, skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait, vjen me një kast të mrekullueshëm aktorësh, mes të cilëve mund të kishte qenë dhe Sali Berisha.
I pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se ç’rol do i kishte dhënë Berishës nëse ai do kishte pranuar të ishte pjesë e “I love Tropoja”, Ermali ka treguar se do ishte xhaja i gruas së tij. “Ai ka qenë i pari i cili ka marrë ftesën. Berisha do ishte xhaja, xhaja i gruas time nga Tropoja dhe e vetmja gjë që do bënte do ishte: do hynte në dasmë do thoshte “This is the mir acle of freedom!” Nuk e bëri, nuk pranoi, më erdhi keq”, ka treguar aktori.