Miqtë tanë britanikë duhet ta dinë se do t’ua ndiejmë mungesën, iu drejtua kolegëve parlamentarë britanikë David Sassoli, presidenti i Parlamentit Europian në vijim të votimit përfundimtar mbi ”divorcin” e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Presidenti i PE Sassoli, postoi një video ku paraqet kolegët e parlamentit në Bruksel menjëherë pas votimit, kur ata, të kapur dorë për dore kënduan këngën ”Auld Lang Syne” (”Nuk është veçse një mirupafshim”). Britania e Madhe tashmë ka marrë vendimin për të lënë Bashkimin Europian më 31 janar.