Dashi
Një lidhje pasionante mes shenjash zjarri. Janë konkurrues, por edhe socialë, sepse për ta është e rëndësishme të lidhin interesat dhe vlerat e tyre. Demi: Një lidhje frustruese. Energjitë e tyre janë të ndryshme për të shkuar në një ritëm. Mes tyre ka romancë dhe pasion, ç’ka mund t’i mbajë të lidhur me njëri-tjetrin. Binjakët: Janë mes sfidash. Dashi është njeri aksioni, ndërsa Binjakët mendimtarë. Ata kanë nevojë për dashuri reciproke, ndryshe distancat mes tyre do të zgjaten. Gaforrja: sunduar nga Hëna, Gaforret mund të jenë shumë të ndjeshme për Bricjapin, duke i marrë komentet dhe veprimet e tyre shumë seriozisht. Luani: Si shenja zjarri, janë në sinkron, mirëkuptohen mes tyre dhe kanë inteligjencën si kod komunikimi. Lidhja mes tyre është ideale. Virgjëresha: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë. Janë dy shenja që nuk kanë simpati mes tyre, ndaj nuk këshillohet një raport. Peshorja: Ka një mungesë harmonie të dukshme mes tyre, aq sa edhe dhuratat më të bukura nuk mund të bashkojnë Dashin me Peshoren. Akrepi: Pasioni që i lidh ata ka shumë mundësi të krijojë një dashuri të ndërsjellë mes tyre. Gjithsesi, nuk ka vend për sekrete, mund ta provoni. Shigjetari: Këto dy shenja zjarri në dashuri janë si magnet. Kur fillojnë e flasin, ata e kuptojnë se janë në qiellin e shtatë. Bricjapi: Bricjapi dashuron emocionet dhe bashkë me Dashin janë të aftë të rrëzojnë malet, veç për të arritur qëllimin. Ujori: Ky është një takim dashurie, i përsosur për t’u martuar. Asnjëherë mos dyshoni tek një lidhje dashurie mes tyre, sepse janë ideale. Peshqit: Dashi mund të jetë shumë i nxituar, por Peshqit janë ndjeshëm. Do të krijoni një lidhje interesante, por që në fund do t’ju bëjë me dhimbje zemre.

Demi
Mund të jetë frustruese. Energjitë e tyre janë të ndryshme dhe lëvizin në një ritëm të ndryshëm. Por ka romancë dhe pasion, i cili mund ta mbajë atë gjallë. Demi: Dy gabime në dashuri! Komodë dhe të dashur; aq sa shpesh nuk kanë nevojë për njëri-tjetrin. Binjakët: Binjakët mund të jenë të forte, ndërsa Demi i nënshtruar dhe tej mase solid. Rrallë i kundërvihen njëri-tjetrit, por për asgjë nuk mund të bëhen bashkë. Gaforrja: Pak nga pak, këto dy shenja tregojnë më shumë për veten dhe se mund të ndërtojnë një lidhje të thellë dashurie. Luani: Nuk ka asnjë tërheqje mes tyre, pasi problemi i tyre qëndron gjithnjë te vendosmëria dhe roli udhëheqës. Virgjëresha: Si dy shenja toke ato kanë shumë të përbashkëta dhe e kuptojnë mirë njëri-tjetrin. Ata ndajnë tipare të njëjta për një dashuri të përsosur! Peshorja: Duke qenë se janë dy shenja në Venus, ato garantojnë harmoni dhe ekuilibër për të pasur gjithçka duan, për një të ardhme të sigurt. Akrepi: Shenja të kundërta; por disa herë edhe mund të përshtaten. Kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje. Mund të jetë elektrizuese, por me turbulencë. Shigjetari: Kurrë mos thuaj kurrë, edhe pse këto dy shenja ecin në rrugë të ndryshme. Po të shihni botën e tyre, do të kuptoni se kanë nevojë për mirëkuptim dhe ndjeshmëri. Bricjapi: Dashuria, admirimi, respekti dhe mirëkuptimi, janë ato që udhëheqin në jetë keto dy shenja, ndaj mund të takohen shumë mirë. Ujori: Ato mund të mësojnë nga secili nëse janë në një marrëdhënie. Ujorit i pëlqen të jetë i pabindur, ndërsa Demi është i fortë dhe i qëndrueshëm. Peshqit: Romantikë në zemër. Mund të ndajnë një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme. Një dashuri pa kushte që inkurajon shumë njëri-tjetrin.

Binjakët
Ka shumë sfida mes Dashit dhe Binjakëve. Ata të dy kanë nevojë për dashuri, ndaj kjo është mënyra e vetme për të fshirë të gjitha barrierat mes tyre, ç’ka forcon raportet. Demi: Shumë rallë ata mund të tërheqin fort njëri-tjetrin, por nëse kjo ndodh, ka shumë shance që të jetë një histori e bukur dashurie, plot emocione dhe të papritura. Binjakët: Ata mund të jetojnë mes tyre të lumtur e të gëzuar përjetësisht, sepse kanë të njëjtat interesa dhe janë tejet gazmorë. Gaforrja: Në përgjithësi ndajnë të njëjtat vlera, e sidomos pasionin për jetën dhe mirëqënien, ndaj kanë nevojë të përshtaten së bashku. Luani: Si rregull i përgjithshëm, Binjakët preferojnë të jenë në prapaskenë, ndërsa Luanët duan arenën. Një papajtueshmëri e cila nuk ka të ardhme. Virgjëresha: Ka një lidhje të fortë mes tyre, sepse ata udhëhiqen nga dija dhe intelekti. Binjakët duan lirinë, Virgjëresha karrierën. Peshorja: Nuk mund të gjendet mirëkuptimi mes dy shenjave të ajrit, por kjo nuk do të thotë që nëse e provojnë, mund të gjëjnë harmoninë. Akrepi: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë. Binjakët janë natyrë misterioze, dhe Akrepi i urren sekretet. Nëse besimi mes tyre është thyer, ajo do të jetë e vështirë të ndreqet. Shigjetari: Edhe pse duket sikur nuk ka asnjë të përbashkët mes tyre, ajo që ka rëndësi mes dy shenjave është respektimi i hapësirës personale. Bricjapi: Binjakët janë drithërues dhe plot energji, ndërsa Bricjapi plot energji, shoqëruar me një aureolë misteri. Ujori: Të dyja shenjat e ajrit mund të ecin paralelisht shumë mirë në një lidhje të fortë dashurie. Peshqit: Nuk do ta besonit, por mes këtyre shenjave ka një pajtueshmëri të dukshme intelektuale, por kur vjen puna tek ndjenjat gjithnjë ka nevojë për një kompromis.

Gaforrja
Nën pushtetin e hënës, Gaforrja e sheh me ndjeshmëri Dashin, aq sa i sheh me seriozitet vendimet që merr. Është nga ata që sheh të dy anët e medaljes. Demi: Pak nga pak ata arrijnë të tregojnë më shumë për veten, duke ndërtuar një lidhje të thellë dashurie. Binjakët: Ata i bashkojnë shumë vlera, duke e filluar nga një miqësi të fortë, e cila pak nga pak tejkalon kufijtë. Gaforrja: Dy gaforre janë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre, ndaj përpiqen të ndërtojnë ndjenjat sa më afatgjatë, drejt një marrëdhënie të palëkundur. Luani: Kjo përballje nuk realizohet pa kompromis. Luani është lideri, por Gaforrja e thotë gjithmonë fjalën e fundit. Një dashuri e sinqertë, që kalon çdo sfidë. Virgjëresha: Një raport që ka dashuri dhe tërheqje, ndaj është një marrëdhënie e sigurt. Të dy ndajnë vlera të forta, edhe pse nuk marrin me lehtësi përgjegjësitë e tyre. Peshorja: Që të dy kanë një dashuri për kulturën dhe të bukurën, por kur dy botët e tyre takohen, jo doemos punojnë njësoj. Akrepi: Dy shenja uji që flasin të njëjtën gjuhë. Dashuri, pasion dhe stil jetese. Një lidhje e thellë që karakterizohet nga përkushtimi e kujdesi reciprok. Shigjetari: Nuk mund të ketë dallime mes tyre. Kur gaforrja lëndohet, të njëjtën dhimbje përjeton dhe Shigjetari. Kjo ndjenjë bazohet në miqësinë e fortë. Bricjapi: Shenja të kundërta, por që takohen shpesh. Respektojnë me mirëkuptim njëri-tjetrin, ndaj një histori dashurie mes tyre shihet me optimizëm. Ujori: Gaforrja ndjen me zemër, Ujori me kokë. Asgjë nuk është e pamundur mes tyre, duke krijuar bindjen se flaka mund të ndizet në çdo çast. Peshqit: Janë shenja uji, ndaj mes tyre ekziston një lidhje natyrale dhe e bukur shpirtërore. Një dashuri shpirtërore që zgjat gjithë jetën.

Luani
Si shenja zjarri, ato sinkronizohen qartë, ndajnë të njëjtën botë dhe e kuptojnë atë sipas mënyrës së tyre. Në horizont një dashuri e fortë. Demi: Në përgjithësi nuk u pëlqejnë aventurat e shkurtra, kërkojnë shokun e jetës, por edhe mund të nxitohen në një lidhje. Binjakët: Ata duan lojë të vazhdueshme, nuk u pëlqen të kenë një lidhje ku ekzistojnë vazhdimisht grindja, problemet dhe mosmarrëveshjet. Gaforrja: Ecuria e lidhjes tënde me Luanin varet nga gjendja shpirtërore ku ndodhet ai në periudhën e njohjes suaj. Luani: Megjithëse duket i prapë dhe i paqëndrueshëm në jetën dashurore shfaqet erotik dhe entuziast. Nëse bie në dashuri, kërkon diçka afatgjatë. Virgjëresha: Ka gjasa të jetë një përballje e vështirë. Luani do të marrë kontrollin, ndërsa Virgjëresha nuk merr urdhra nga askush. Mbi çdo gjë, vlerësojnë inteligjencën. Peshorja: Ky duet dinamik di të shkëlqejë gjithmonë. Ata kujdesen për njëri-tjetrin dhe mund të kalojnë një kohë të gjatë bashkë. Akrepi: Shenja të forta dhe plot pasion; ato garantojnë në një lidhje një eksperiencë të fuqishme dhe të paharruar. Shigjetari: Të dy shenja zjarri, që e kuptojnë njëri-tjetrin. Një partneritet i mrekullueshëm. Pasionantë, por dhe konkurrues. Bricjapi: Nëse qëllimet e tyre janë të theksuara, ato mund të dashurohen çmendurisht, përndryshe nuk ka asnjë mundësi të jenë bashkë, qoftë edhe për disa çaste. Ujori: Në fakt ata janë të mahnitshëm nëse krijojnë një lidhje mes tyre, duke treguar pikësëpari përkushtim, ndaj konsiderohet një histori plot emocione. Peshqit: Vetëm pas tremujorit të parë të lidhjes suaj, nuk do të keni asnjë arsye të dyshoni tek Luani, e nëse e ka marrë lidhjen seriozisht, gjithçka që ju pret do të jetë një aventurë e bukur.

Virgjëresha
Ky mund të jetë një bashkim i vështirë, sepse të dy kanë natyra krejt të kundërta mes tyre. E nëse ndodh diçka, të jeni të sigurt që nuk do të zgjasë. Demi: Këto shenja toke kanë një marrëveshje mes tyre: e kuptojnë njëri-tjetrin. Ndajnë të njëjtat tipare dhe duan përsosmëri. Binjakët: Mund të shkoni shumë mirë bashkë nga ana seksuale, të ndani pasionin, por nuk do të thotë se e shihni veten bashkë. Gaforrja: Aty ku ka dashuri, marrëdhënia është e sigurt, ndaj ky raport ka gjasa të jetë emocionues. Luani: Mënyra më e mirë për t’u përballur është të mos e marrësh seriozisht. Që t’i fitosh zemrën, mjafton të keni një rreth shoqëror dhe të komunikoni shpesh. Virgjëresha: Një histori e mbushur me harmoni edhe dramacitet. Kujdes kur zgjidhni partnerin, mund t’ju qëllojë një Luan që nuk zbutet lehtë. Peshorja: Ushtrojnë një tërheqje tek njerëzit që i rrethojnë falë inteligjencës depërtuese, por me Virgjëreshën, jo çdo gjë është kaq e thjeshtë. Akrepi: Nuk mund të ketë një lidhje të thellë mes tyre, por nuk dihet se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura, pasi ata mund të ndërtojnë një raport të fortë. Shigjetari: Magjik në shumë nivele dhe tejet vizionar, ndërsa Virgjëresha orientohet pas detajeve. Ata mund të nxisin një raport të bukur dhe solid. Bricjapi: Me siguri e dini se Bricjapi është njeri me parime, i pëlqen tradita, ndërsa Virgjëresha është njeri që i kushton rëndësi seksit dhe eksperiencave. Ujori: Nuk është se mes tyre ka një magjepsje nga ato të përrallave: nëse Virgjëresha është e rregullt, Ujori jeton në kaos. Me siguri do të jetë diçka e paparashikueshme. Peshqit: Të kundërtat mund të tërhiqen. E nëse lidhja e tyre magnetike është mjaft e fortë, të dy do të jetojnë në një qiell të kaltër me diell.

Peshorja
Janë të rezervuar dhe nuk pranojnë ndërhyrje në jetën private. Arrijnë të gjejnë harmoni mes tyre, e cila mund të ngrihet mbi lirinë ndaj njëri-tjetrit. Demi: Si çdo Dem ata dëshirojnë gjëra konkrete dhe kënaqësi, por me Peshoren, ato fitohen, nuk dhurohen. Binjakët: Ata dinë të magjepsin me çdo kusht, ndaj edhe duan një lidhje të balancuar, ku pak mjafton për t’u ndier mirë. Një dyshe që jeton në harmoni. Gaforrja: Një lidhje e vështirë e mbushur plot peripeci, e cila në fazat e tjera, do të jetë më e plotë, ndaj nëse jeni të këtyre shenjave, ja vlen të provoni. Luani: Një çift i cili mund të shkëlqejë jo vëtem në aspektin intim, por edhe në jetë. Ata kujdesen për njëri-tjetrin dhe krijojnë lidhje të forta. Virgjëresha: Ky bashkim mund të duket mire, por në fakt e vërteta është se filli i hollë dhe i ndjeshëm e ndan dashurinë mes tyre. Peshorja: Fatin e këtyre dy shenjave e kanë vendosur yjet. Ata bien në dashuri shpesh dhe i pret përpara një jetë e lumtur, pa pasur nevojë për të tjerë. Akrepi: Doni të dini një kuriozitet? Peshorja dhe Akrepi nuk janë veçse plotësuesit e njëri-tjetrit. Thënë ndryshe, dy në një. Shigjetari: Ka një tërheqje të fortë mes këtyre dy shenjave, përpos faktit se Shigjetari është shumë i pavarur në një marrëdhënie, sesa Peshorja e cila shpreson në jetë. Bricjapi: Kur qëllimet janë të njëjta dhe kur të dy punojnë bashkë, ata mund të marrin të njëjtat fruta. Kujdes! Lejoni tekat dhe kokëfortësitë. Ujori: Edhe këto dy shenja ajrore flasin të njëjtën gjuhë. Komunikojnë më shumë si shokë skuadre, sesa të dashuruar, ndaj edhe ndihen të lumtur. Peshqit: Miq shumë të mirë, por edhe të dashur të përsosur. Marrin të njëjtat nisma të cilat i çojnë deri në fund bashkërisht.

Akrepi
Sepse Dashi nuk ka dëshirë të ëndërrojë gjëra të pamundura, sheh gjithçka prej së largu, madje edhe helmin që mund të falë një Akrep kapriçoz. Demi: Nuk ka pikë dyshimi që bëjnë pjesë në katerogorinë dashuri-urrejtje, por gjithsesi fakti që duan të dominojnë, nuk e bën të pamundur takimin mes tyre. Binjakët: Shenjë ajri e dominuar nga Mërkuri, e cila ndaj Akrepit karakterizohet nga dyzimi dhe natyra kontradiktore. Bashkë mund të jenë joshës. Gaforrja: Dinë të jenë dashnorë brilantë dhe plot fantazi, por është pengues dhe i fortë sensi i tyre i lirisë, i cili i bën këto lidhje të pamundura. Luani: Shpesh mëkatojnë pasi kanë siguri në vetvete, pak modesti dhe kujdes u duhet që të jetojnë krah një shenje optimiste si Akrepi, ndryshe pritet dështimi. Virgjeresha: Në një lidhje të tillë gjithçka bëhet edhe më e përsosur, duke qenë se të dyja shenjat e duan pavarësinë, ç’ka i ndihmon të krijojnë lidhje të gjata. Peshorja: Mashkulli është gati për çdo lloj aventure me një femër që i nxit fantazinë, sidomos kur femra nuk ka komplekse dhe di të komunikojë. Akrepi: Akrepi ka personalitet kompleks: autoritarë, xhelozë dhe posesivë, por kjo nuk e bën raportin e tyre të dobët, përkundrazi. Shigjetari: Mes tyre mund të gjendet balanca e përsosur nëse ata arrijnë të respektojnë hapësirat e tyre, duke jetuar të pavarur dhe të lumtur. Bricjapi: Tipa të mbyllur, por kanë edhe shpërthime impulsive, karakteristika që hasen edhe tek Akrepi, ndaj mund të ndajnë eksperienca të bukura. Ujori: Ndajnë të njëjtën tërheqje, mund të jenë çift ideal, nëse hedhin pas të shkuarën, e cila i bën të ndihen xhelozë. Peshqit: Kanë fantazi, aftësi për të dhuruar dhe suprizuar, ndaj partneri Akrep i bën të ndihem me këmbë në tokë.

Shigjetari
Janë të dyja shenja të zjarrit dhe kanë cilësi të mira për të qenë sa më pranë, ndaj edhe raportet e tyre intime janë premtuese. Demi: Janë joshës dhe bindës në dashuri, sidomos kur janë në moshë të pjekur. Në një lidhje me Shigjetarin garantojnë besnikëri. Binjakët: Kur i japin fjalën njëri-tjetrit, ata janë të betuar deri në vdekje për një dashuri unike që mbahet mend. Mos nguroni t’i jepni fjalën një Shigjetari. Gaforrja: Ulje-ngritjet në një raport Shigjetar-Gaforre janë mëse të dukshme, për shkak të natyrës impulsive, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të krijoni një lidhje të fortë. Luani: Janë të dyja shenja zjarri që e mirëkuptojnë njëri-tjetrin. Garantojnë mbi gjithçka pasion dhe një partneritet që bazohet mbi besnikërinë. Virgjëresha: Janë magjikë në disa nivele, ndaj e jetojnë çdo fazë të dashurisë, nga njohja deri në martesë, si një eksperiencë plot të papritura. Peshorja: Simbioza mes tyre është krejt natyrale drejt një raporti solid: Shigjetari kërkon pavarësi, ndërsa Peshorja më e ekuilibruar. Akrepi: Raporti mes tyre është një aventurë. Dinë të falin shpejt dhe të ndërtojnë ura shumë të mira komunikimi. Shigjetari: Përjetësisht të lumtur pranë njëri-tjetrit. Janë optimistë në jetë, kjo falë ndikimit të vazhdueshëm të Hënës, e cila i udhëheq në jetën sentimentale. Bricjapi: Ata e shohin jetën shpirtërore si një mision, të cilit i japin kuptim vetëm përmes sprovave. Drejtohen nga sensi i përgjegjësisë. Ujori: Ndjesia që dhuron ky bashkim është i fortë dhe i papërsëritshëm. Kanë potenciale të dashurojnë gjatë dhe të dhurojnë emocione. Peshqit: Janë të aftë të dashurojnë me mendje, trup dhe shpirt. Një lidhje e cila orientohet nga liria e ndërsjelltë. Janë jo vetëm partnerë në jetë, por edhe miq të mirë.

Bricjapi
I pëlqejnë lojrat në çift, bëhen shpesh xhelozë, por në fund ja dalin mbanë duke pasur një lidhje të konsoliduar dhe të suksesshme. Demi: Dashuria, admirimi, respekti dhe mirëkuptimi janë disa nga parimet që udhëheqin një çift Bricjap-Dem, ndaj edhe shumica e tyre jetojnë të lumtur. Binjakët: Ata janë të paqëndrueshëm edhe në lidhjet e tyre erotike! Por, nëse ndodh që binden, ka shumë gjasa që brenda një nate të krijojnë një lidhje të shëndetshme. Gaforrja: Janë të devotshëm, romantikë dhe posesivë. Kërkojnë besnikëri. Janë të ndjeshëm dhe e shohin të domosdoshëm raportin fizik. Luani: Në dashuri thellësia e ndjenjave të tyre zgjat pak, më tej ata bëhen flirtues dhe të cekët. Ndaj është vështirë të mbash gjatë një Luan në kafaz. Virgjëresha: Ata dinë të joshin. Simpatikë dhe joshës. Kanë nevojë të mbështeten tek një person me karakter të fortë. Peshorja: Martohen të rinj, por nuk zhgënjejnë pritjet e partnerit. Gratë duan nga burri mbrojtje dhe udhëheqje, ndërsa burrat dashuri. Akrepi: Në jetën intime janë të ndjeshëm. E teprojnë me fantazinë dhe duan përjetime romantike. Megjithë flirtet, janë besnikë. Shigjetari: I duan aventurat. Nuk janë besnikë, sepse seksualiteti i tyre është dominant. Ndihen të admiruar si dhe joshin me sensualitetin. Bricjapi: Në një raport dinë të jenë elastikë, por edhe optimistë. Përjetojnë momente të bukura me të gjithë lindurit nën shenjën e tyre, sepse e dinë realisht çfarë duan. Ujori: Janë të rezervuar, më tepër mekanikë sesa pasionantë, ndaj vështirë të përshtaten. Peshqit: Në lidhjet personale janë të mirëkuptueshëm, sheshojnë çdo gjë me kompromis. E duan seksin, kanë shumë partnerë dhe vuajnë nga teprica e romanticizmit.

Ujori
Ky është një takim i përsosur për të gjetur partnerin e duhur të cilin po e kërkoni. Asnjëherë nuk do të kaloni ndonjë moment të mërzitshëm mes të dyve! Demi: Ata mund të mësojnë secili nga njëri-tjetri, edhe pse e kanë të vështirë të takohen, ata duhen fort: Ujori dashuron egër, ndërsa Demi nuk është besnik. Binjakët: Këto dy shenja të ajrit mund të ecin lehtësisht përgjatë rrugës së jetës. Një lidhje e cila pa frikë quhet dashuri magjike dhe që do ta dëshironin të gjithë. Gaforrja: Kjo shenjë dashuron me zemër, ndërsa Ujori me kokë. Asgjë nuk është e pamundur, edhe pse mes tyre shpesh ka divergjenca. Luani: Në dashuri nuk i jepen kollaj tjetrit, sepse janë gjykatës të mirë të natyrës njerëzore dhe mund të konsiderohen të ftohtë në sjelljet e tyre intime. Virgjëresha: Në dashuri janë të brishtë dhe me partnerin duan më tepër një bashkim shpirtëror sesa material, ndaj ata mund të bashkohet lehtësisht mes tyre. Peshorja: Meshkujt zgjedhin gjithnjë gra më të mira se veten, qoftë nga pikpamja ekonomike dhe shoqërore. Akrepi: Ato hyjnë në kontakt me dashurinë me çdo qenie në univers, që arrin t’i kuptojë emocionalisht, ndaj nuk bëjnë dallime të detajuara. Shigjetari: Një Shigjetar do të ishte bashkëlojtari më i mirë dhe takimi me Ujorin stimulon aventura të reja. Bricjapi: Ka një respekt të ndërsjelltë dhe magjepsje mes tyre, por nuk mund të lidhen mjaftueshëm për një dashuri afatgjatë, sepse janë të dy egoistë. Ujori: Të dy e duan jetën, por që të dy duan të kontrollojnë jetën e gjithsecilit, duke u bërë komandues dhe posesivë. Peshqit: Mes tyre ka diçka magjike, një prekje elektrike e cila e besoni apo jo, ka gjasa të rezultojë një lidhje afatgjatë, e cila konsolidohet në çdo çast.

Peshqit
Ata mund të jenë të nxituar, por me Peshqit janë më të ndjeshëm. Edhe pse nuk kanë ndjenjë mes tyre, kanë mundësi të jenë romantikë dhe të respektueshëm. Demi: Romantikë në zemër dhe me Peshqit ndajnë një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme. Është dashuri pa kushte që inkurajon njëri-tjetrin në të ardhmen. Binjakët: Kjo është një lidhje shumë e pajtueshme, brenda të cilës ekziston nevoja për kompromis. Nëse doni të joshni Peshqit, shtiruni sikur nuk ju intereson. Gaforrja: Mes dy shenjave të ujit; ekziston një lidhje e natyrshme dhe e bukur shpirtërore, e cila mund të zgjasë gjithë jetën. Luani: Një angazhim intim mes dy shenjave mund të kthejë atë në një histori të mahnitshme dashurie, një romancë plot diell dhe buzëqeshje. Virgjëresha: Të lindurit e kësaj shenje kanë një vetëvlerësim të madh për aftësitë e tyre seksuale. Flirtojnë, por rrallë i konkretizojnë në lidhje fizike. Peshorja: Mund të bien lehtësisht në dashuri, por e kanë të vështirë ta mbajnë atë për një kohë të gjatë. E shohin seksin si ripërtëritje dhe nevojë fizike. Akrepi: Në dashuri kërkojnë më shumë të arrijnë një bashkim shpirtrash me partnerin, ndaj martesat e tyre mbijetojnë gjatë. Shigjetari: Fitojnë me talentin e tyre komunikues. Fantazitë i bëjnë realitet. Kërkojnë më shumë se një shtrat të mirë, ndaj krijojnë lidhje të shpeshta paralele. Bricjapi: Dashuria për ta është një pjesë e rëndësishme e jetës, por në lidhje duan të kenë një shkallë të lartë lirie. Ujori: Jetojnë në të njëjtat ujra dhe kanë mundësi të ndërtojnë një dashuri të bukur dhe që i reziston kohës. Peshqit: Fantazia e tyre për hare dhe qejf është e pakufishme, sepse duan të gëzojnë jetën dhe nuk kanë asnjë peng, ndaj lidhjet e tyre janë aq të bukura dhe ideale.