Mbi 1 milion qytetarë kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë që nga viti 2015, kur ky Program filloi aplikimin në 2015.Shifrat janë bërë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, duke theksuar se Programi i Kontrollit Mjekësor Bazë është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të popullatës.
FSDKSH thekson se “1.802.183 qytetarë ose 61% e popullsisë kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë që nga viti 2015 kur ky Program filloi aplikimin”.Gjithashtu, ky program ka ndërgjegjësuar vit pas viti gjithnjë e më shumë qytetarët për rëndësinë e parandalimit dhe kurimit në kohë të sëmundjeve.Tashmë nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, qytetarët mund të informohen online mbi të dhënat dhe rezultatet e analizave të depistimit mbi Paketën e Detyrueshme të Kontrollit Mjekësor, për moshën 35-70 vjeç.Kontrolli mjekësor bazë 35-70 vjeç është pa pagesë dhe ofrohet pranë qendrës shëndetësore të vendbanimit.