Marrja e kryesisë së OSBE nga Shqipëria për vitin 2020 është bërë sot temë deb ati në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24. Zëvendësministri i Jashtëm Etjen Xhafaj deklaroi se kjo detyrë do të shërbejë si trampolinë për vendin tonë, për të shpalosur vlerat që mbart Shqipëria.
“Kryesia e OSBE është vlerësimi më i drejtë që mund të marrin. Është vlerësimi i 56 vendeve të tjera në organizatë që kanë votuar që Shqipëria të marrë kryesinë.” ka thënë Xhafaj.