Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për kujdes në këto ditë të temperaturave të ulëta ku mundësia e prekjes nga gripi është e madhe.

“Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Në raste më të rralla, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai i kalon në gojën apo në hundën e tij me duart e infektuara”, -thotë MSHMS.

Më tej, ministria ndan disa këshilla që duhet marrë në konsideratë për t’u mbrojtur nga gripi. “Kollituni ose tështini duke përdorur parakrahun ose krahun. Mbani masë mbrojtëse. Lani rregullisht duart. Përdorni shami me një përdorim kur tështini ose kolliteni”, -rekomandon ministria e Shëndetësisë.