Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që i mori jetën 51 personave dhe shkatërroi qindra banesa, bëri bashkë shqiptarët dhe jo vetëm që të solidarizoheshin për të mbledhur fonde për të prekurit.
Nisur nga solidariteti i lartë i sektorit të turizmit për të ndihmuar mbi 6000 qytetarë të pastrehë si pasojë e tërmetit, duke i akomoduar, dhe për të promovuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me UNWTO do të organizojë Samitin Rajonal te Turizmit “Tourism for Solidarity and Sustainability”.
Mësohet se samiti do të mbahet në orën 09:00 më 14 janar në Hotel “Maritime Plaza”. Po ashtu bëhet e ditur se në këtë samit do të marrin ministra të Rajonit, Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO si dhe operatorë turistikë vendas dhe ndërkombëtare.