Shtëpia e Bardhë ka reaguar pak orë pas sulmit të Iranit me 15 raketa ndaj dy bazave ushtarake ajrore të SHBA, al-Asad dhe Irbil, në Irak.
Përmes një prenoncimi thuhet se Presidenti Trump nuk do ndërmarrë tjetër sulm pas goditjes së 2 bazave amerikane në Irak nga Irani.
Ndërkohë, referuar sulmit ka reaguar edhe vetë Trump, i cili përmes një mesazhi në Tëitter shkruan se është duke u bërë vlerësimi për dëmet.
Po ashtu për t’iu përgjigjur paralajmërimeve të Iranit se ky është vetëm fillimi, pasi në rast se ndërmerren veprime agresive kundër tij, Trump është shprehur se: “Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo!”
“Gjithka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Eshtë duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes.”
Deri tani nuk ka të dhëna për viktima nga sulmet, por një burim irakian i sigurisë tha për CNN se në bazën ajrore al-Asad ka patur viktima mes irakianëve, megjithatë nuk dihet nëse fjala ishte për të vrarë apo të plagosur.