Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme. Sipas SHMU-së, reshjet e shiut dhe të dëborës që përfshinë sot disa zona të vendit, do të ndërpriten për t’u lënë radhën ditëve me diell dhe temperatura të ulëta. Parashikimi: Po kalojmë një ditë me reshje lokale shiu dhe dëbore në zonat malore. E gjitha kjo, ishte ndërprerje e shkurtër e ditëve me diell.
Java që pritet të nisë, do të sjellë përsëri ditë me diell e vranësira kalimtare. Më të përqendruar vranësirat, do të jenë përgjatë maleve e në jug të vendit. Mjegulla e mjegullina, përgjatë luginave e pranë sipërfaqeve ujore, përsëri do të gjejë kushtet e favorshme për tu formuar. Aty ku temperaturat do të jenë negative, mjegulla do të jetë e ngrirë. Përsëri, si shkak i vlerave negative si në tabelë, ngricat do të jenë të pranishme.