Teksa prisni që Susan Miller të publikojë horoskopin vjetor, mjaftohuni me këto parashikime të shkurtra që astrologia i publikoi në Instagramin e saj.

Dashi – 2020-a i përket karrierë, që është e ngarkuar me energji. Fokusohuni te puna dhe do të keni shumë sukses.

Demi – Këtë vit duhet të organizoni patjetër udhëtimin e largët që keni pasur ëndërr gjithmonë. Do t’ju ndryshojë jetën. Gjithashtu, do të keni fat në botimin e diçkaje dhe në shkollë.

Binjakët – Këtë vit do të fitoni shumë para. Do të paguheni me blloqe dhe jo rregullisht, prandaj ju duhet një financier që të kujdeset për këtë aspekt.

Gaforrja – Shanset janë të larta që këtë vit të martoheni ose të fejoheni. Nëse jeni të martuar, do të keni marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin.

Luani – Do t’ju ngarkojnë detyrat që duan të gjithë të realizojnë. Do t’i realizoni me sukses dhe si rrjedhim, do të ngriheni në detyrë. Gjithashtu, shëndeti dhe fitnesi janë aspekte fatlume.

Virgjëresha – Këtë vit bëni mirë të bini në dashuri. Nëse jeni të dashuruar, thjesht do të afroheni më shumë dhe do ta njihni njëri-tjetrin më mirë. Gjithashtu, është vit i mbarë për t’u bërë me fëmijë. Nëse jeni duke u përpjekur, do të keni fat.

Peshorja – Këtë vit fokusohuni te pronat e paluajtshme, qoftë për të blerë, dhënë apo marrë me qira. Do të ketë mundësi fantastike.

Akrepi – Ky vit i dedikohet komunikimit. Keni një ide për një libër, për një skenar, një podcast? Thjesht filloni. Nëse ndjeni se ju duhet ndihmë, futuni në kurs.

Shigjetari – Ky do të jetë një vit i jashtëzakonshëm. Vitin e kaluar patët shumë mundësi dhe njohët plot njerëz. E vetmja gjë që mungonte ishin paratë, që do t’ju vijnë këtë vit. Do t’ju pëlqejnë shifrat.

Bricjapi – Jeni i preferuari i qiellit. Mundësi, udhëtime, shëndet dhe para do të vijnë drejt jush. Keni kaluar ditë të vështira përgjatë dy viteve të fundit, por e tanishmja është shumë ndryshe.

Ujori – 2020-n duhet ta kaloni duke gjetur çfarë ju bën të lumtur. Çfarë nuk ju bën të lumtur, largojeni nga vetja. Vitin tjetër hyni në vitin e smeraldë dhe universi do t’ju japë çfarë t’ju dojë zemra.

Peshqit – Çfarë viti i mrekullueshëm për miqësitë. 2020-a do t’ju njohë edhe me më shumë njerëz dhe njëri prej tyre mund t’ju pëlqejë për më shumë se shok. Kështu që, bëni mirë të dilni nga shtëpia.