Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, ku fokus ngelen hapat e përbashkët deri në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit shkatërrimtar dhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare i uroi mirëseardhje komisionerit, ndërsa theksoi se Shqipëria njohu miqtë e saj të vërtetë në ditët e tragjedisë pas tërmetit. Mes të tjerash Rama tha se sa i takon rrugës së integrimit, Shqipëria do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë siç do të bënte në rastin po të ishin hapur negociatat.
“Ishte një kënaqësi që sot nisën ditëm së bashku me komisionerin evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin. Dhe gjëja e parë që dëshiroj të them, jo për protokoll, as për mirësjellje formale, por për hir të një të vërtetë të thjeshtë; është shprehja e mirënjohjes dhe e falënderimit për komisionerin. Ai qysh në momentin e parë pas rënies së tërmetit, që solli një tragjedi në jetën tonë, u angazhua personalisht dhe në mënyrë të vijueshme është interesuar drejtpërdrejtë qoftë për të marrë nga unë dhe na ne informacione në kohë reale për ecurinë e situatës. Qoftë për të sensibilizuar të gjithë të tjerët në funksion të nevojës së madhe të Shqipërisë për mbështetje. Po ashtu ishte pikërisht komisioneri që në momentin e parë vuri në lëvizje mekanizmin e rimbursimit të fondit të parë në atë emergjencë të madhe.
Së bashku kemi vijuar diskutimin për Konferencën e Donatorëve, e cila do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel. Komsioneri dhe të tjerët janë të angazhuar. I them këto sepse në momente të vështira që kaluam kemi pasur mundësinë të çmojmë miqtë e vërtetë të vendit tonë dhe jam i kënaqur që sot e presim komisionerin si mik të vërtetë të shqiptarëve. Shumë faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe do bëni në këtë aspekt. Kemi diskutuar dhe për aspektin e integrimit dhe ke i ndarë pikëpamjet për atë se çfarë ka ndodhur në fund të vitit të shkuar dhe çfarë mund të presim nga ky vit. Ajo që është e rëndësishme është se Shqipëria do të bëjë të njëjtat gjera që do të bënin edhe po të ishin hapur negociatat në fund të viti të shkuar. Do i bëjmë me shumë vendosmëri.
Kjo është e vetmja rrugë, pavarësisht arritjes apo mosarritjes së konsensusit brenda KE. E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me kriminEdhe njëherë duke e falënderuar për vizitën, për angazhimin e tij të dyfishtë, qoftë në funksion të rindërtimit, pas tragjedisë së 26 nëntorit. I shpreh mirëserardhje, faleminderit shumë!”, tha Rama.