Pas sondazhit të publikuar në faqe, Tirana ka kaluar te faktet: Tirana-Teuta do të luhet në “Air Albania Stadium” dhe klubi bardheblu u kërkon tifozëve mbështetje për të vijuar rrugën drejt titullit kampion. Me një njoftim zyrtar, kryeqytetasit kanë kërkuar mirëkuptimin e ultrasve, ndërsa çmimet e biletave dhe informacioni më i detajuar do viijnë në ditët në vijim.
Njoftimi i Tiranës:
Tirana – Teuta në “Air Albania”
Ndeshja e rradhës në kampionat do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky takim i rëndësishëm ju fton të gjithëve në stadium për të përkrahur masivisht skuadrën. Ky vendim është marrë për të krijuar një klimë sa më të mirë për skuadrën, atmosferë bardheblu për objektivin e rradhës, tre pikët. Ftojmë të gjithë tifozët të mos mungojnë, ftojmë familjet për ta bërë festë sëbashku. KF Tirana kërkon mirëkuptimin e grupeve tifozerike, në veçanti të grupit “Tirona Fanatics”. Të gjithë bashkë kemi vetëm një qëllim.