Drejtimi i marrë nga futbolli europian është i qartë. Për klubet italiane është e ngutshme të vazhdojmë të mbajnë hapin e më të mëdhenjve të kontinentit, gjithmonë më i pasur se pjesa tjetër e klubeve, të cilët nuk mund të mburren me numra rekord, në lidhje me buxhetin. Si çdo vit, raporti i “Deloitte Football Money League” ndihmon në sqarimin e të ardhurave (duke mos përfshirë ato që lidhen me merkaton, të ashtuquajturat fitime kapitale) të klubeve të futbollit. Këtu llogariten të ardhurat e stadiumit (nga biletat), të drejtat televizive dhe aktivitetet tregtare për sezonin 2018-2019.
Në vend të parë pozicionohet Barcelona, që për herë të parë në histori tejkalon 800 milionë (840.8) euro të ardhura. Një rritje që iu ka mundësuar blaugrana-ve të përmirësojnë vendin e tretë të sezonit 2016-2017 dhe të dytin e sezonit 2017-2018. Katalanasit ndiqen nga Real Madridi (757.3 milionë euro) dhe Manchester United (711.5). I pari klub italian në këtë renditje është Juventusi (459.7 milionë euro), i cili hyn në “top 10”, pas vendit të 11-të vitin e kaluar. Bardhezinjtë drejtohen nga faktori “Cristiano Ronaldo”, një markë e gjallë, që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në rritjen e të ardhurave tregtare të “Zonjës së Vjetër”.
Klubi i dytë italian është Interi, i vendosur në vendin e 14-të (364.6 milionë euro) dhe me + 30% rritje, krahasuar me studimin e mëparshëm. Një “bum” nga Suning. Roma (231) është e 16-ta me -8% të ardhura, Napoli (207.4) e sheh veten në vendin e 20-të. Interesant është fakti se për të katër klubet italiane në këtë renditje, të ardhurat e stadiumit përbëjnë vetëm 14% të totalit, një aspekt mbi të cilin duhet të përmirësohet Serie A, në mënyrë që të aspirojë një nivel më elitar.
Më poshtë është renditja e plotë:
1. Barcelona (840.8 milionë euro)2. Real Madrid (757.3)3. Manchester United (711.5)4. Bayern Munich (660.1)5. PSG (635.9)6. Manchester City (610.6)7. Liverpool (604.7)8. Tottenham (521.1)9. Chelsea (513.1)10. Juventus (459.7)