Qyteti juglindor i Korçës është përfshirë nga mjegulla prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.Mjegulla është prezente edhe në akset nacionale duke krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave, pasi fushëpamja është e kufizuar.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, vihet re se mjegulla është shumë e dendur dhe lëvizja e makinave bëhet e ngadaltë.

Ndërkohë Policia Rrugore i bën apel shoferëve që të jenë më të kujdesshëm në akset rrugore, të shmangin lëvizjet e panevojshme si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, kryesisht në aksin Korçë-Bilisht.

Dy ditë më parë edhe qyteti i Tiranës u ‘pushtua’ nga një mjegull e dendur që zgjati për disa orë.