Pas eliminimit nga Atletico Madrid nga Superkupa e Spanjës, Barcelona është duke  shqyrtuar seriozisht mundësinë që të shkarkojë Ernesto Valverden.

Xavi Hernandez, legjenda e katalunasve – është opsioni numër një për t’u ulur në stolin e Barcelonës.

Përveç Xavit, Henry, Martinez i Belgjikës dhe Koeman, janë të tjera opsione për stolin e Barcelonës, por i preferuari mbetet Xavi.

Si futbollist, Xavi ka fituar gjithçka që mund të fitohet, me ekip dhe përfaqësuese, ka bërë 767 paraqitje për Barcelonën dhe ka shënuar 85 gola.

Synimi i tij është që një ditë të ketë sukses te Barcelona dhe rasti më i mirë është tani, me Lionel Messin në ekip për të paktën edhe 2-3 vite.