E gjithë Tirana bashkohet me dhimbjen për humbjen e jetëve dhe të plagosurve nga tërmeti në Turqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve të pafajshme nga tërmeti i djeshëm në Turqi dhe ka shprehur solidarizimin e Tiranës me popullin turk.
“E gjithë Tirana bashkohet me dhimbjen për humbjen e jetëve dhe të plagosurve nga tërmeti në Turqi. Sapo lamë pas një tragjedi të ngjashme në vendin tonë në nëntor të 2019-ës. Lutemi për popullin e Turqisë! Bëhuni të fortë”, shkruan Veliaj.