Pas takimit në Romë me kryeminstrin italian Conte dhe ministrin e jashtëm Di Maip, kryeministri Edi Rama, ka thënë se javën tjetër do të takojë kancelaren e Gjermanisë Anxhela Merkel. Rama tha se e ka të qartë që Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt nuk përmbush dot të gjitha nevojat që ka Shqipëria por do të përpiqet që ajo të ketë sukeses. ”Përshëndetje nga Roma ku kemi kryer dy takime të rëndësishme me kryeministrimn dhe minstrin e jashtëm , në vigjilje të Konferencës së Donatorëve që mbahet më 17 shkurt nën kujdesin e Von der Leyen, Presdientes së KE.
Unë i kam falënderuar kryeministrin Conte dhe Di Maion për ndihmën e paçmuar të Italisë mike qysh në orët e para pas tërmetit shkatërrues. I kam informuar për punën me planet e rindërtimit si edhe me raportin e dëmeve i cili pritet të përfundojë në ditët në vijim në bashkëpunim me BE dhe kombet e bashkuara. Shifra përfundimtare nuk ka dalë ende por të dhënat na japin një shumë rreth 1 miliard euro pak më shumë pak më pak.
Me ndihmën e miqve ku Italia është ndër më të afërtit do përpiqemi që Konferenca e Donatorëve të jetë një sukses. E kemi të qartë që për të përmbushur gjithë nevojën nuk do të mjaftojë. Do të vijojmë pas Konferencës me aspekte kurajoze dhe financiare duke përfituar nga qëndrueshmëria makroekonomike që kemi arritur me Reformat në vitet e fundit. Do të kombinojmë disa skema financimi për rindërtimin. Sigurisht pa reduktuar dhe pa kufizuar programet për investimet e tjera dhe të mbrojtjes sociale. Jam shumë mirënjohës dhe i inkurajuar dhe gatishmëria e plotë që kam gjetur nga Conte dhe Di Maio.
Do të vijoj me kancelaren Merkel në fillim javën dhe me disa kontakte kyçe të nivelit të lartë që Konferenca të ketë sukess. Planet e Rindërimit po ecin shpejt brenda kalendarit për të filluar ngritjen e banesave të para në pranverë dhe për të përfunduar me shtëpitë në zonën rurale brenda 2020. Po punohet dhe në planet e rindëritmit në qytetet e prekura ku ndërhyrjet do të jenë masive dhe procesi pak më i gjatë. Jemi brenda afateve. Ndërkohë është e qartë për të gjithë që do të vijojmë t’i paguajmë deri ditën e fundit qiranë të pastrehëve deri kur t’i kthejmë në banesa.
Rindërtimi i shkollave dhe spitalit të Laçit bashkë me 5 qendra që duhen rindërtuar nga e para. Për njerëzit e prekur është një pritje e lodhshme por ju lutem të gjithëve të durojnë dhe besim të plotë që askush nuk do të mbetet vetëm.”- tha Rama.