Tirana do të luajë sot ndeshjen e Kupës së Shqipërisë në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Aty do të ketë përballë Kastriotin, që militon në Kategorinë e Parë. Synimi është i qartë për bardheblutë: të vazhdojnë ecurinë pozitive nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo, të kalojnë turin e radhës në këtë kompeticion dhe ta fitojnë atë.

Ndërkohë, klubi 24 herë kampion i vendit ka zyrtarizuar përforcimin e radhës. Pas mesfushorit Sidibe, që erdhi nga Besëlidhja, prurja e re është në su lm. Bëhet jalë për një rikthim të Mario Morinës, i cili ishte larguar nga Tirana në vitin 2013, pas 63 ndeshjesh me këtë skuadër. Ja njoftimi me këtë rast:

“Mario Morina është riveshur bardheblu. Sul muesi i formuar në radhët e Tiranës ka nënshkruar deri në fund të sezonit. 27-vjeçari vjen pas aventurës së fundit tek Prishtina në Kosovë dhe stërvitet prej më tepër se dy muajsh me ekipin tonë”.