Bota është mrekulluar me humbjen e pabesueshme në peshë të këngëtares së njohur Adele.

Por si arriti Adele të dobësohet në kaq pak kohë?

Thuhet se rënia në peshë i atribuohet një diete të rreptë, pasi këngëtares nuk i pëlqen të stërvitet dhe të bëjë paletër.

Camila Goodis e ndihmoi atë të arrijë linjat e saj të lakmueshme.

Duke folur për “The Sun”, trajneria e fitnesit pohoi se humbja në peshë e këngëtares ndodhi kryesisht për shkak të dietës, sepse Adele-s nuk i pëlqen të ushtrohet.

Instruktorja u njoh me Adele përmes gruas së Robbie Williams dhe madje u bëri atyre një stërvitje të përbashkët në rezidencën në LA të këngëtarit.

“E trajnova Ayda-n për një kohë të gjatë dhe ndodh që ato janë mikesha të mira, kështu që unë u mora me Adele kur ajo ishte atje në shtëpinë e Robbie-t”, tha 36-vjeçarja Camila.

“Nuk besoj se i pëlqeu shumë stërvitja, por ajo ka ndryshuar stilin e jetës së saj dhe besoj se 90 për qind e dobësimit vjen nga dieta”.

Camila thotë se pamja e re lidhet me “një dietë të shëndetshme e të ekuilibruar, duke ngrënë më pak kalori në ditë dhe duke shpenzuar më shumë energji”.

Sipas raportimeve, transformimi i saj i madh ka qenë rezultat i pilates, duke përdorur pesha në palestër, duke ulur sheqerin dhe duke ndjekur dietën Sirtfood, e cila përqendrohet në ushqimet bimore, siç janë lakrat dhe perimet.