NGA FATON MEHMETI/

Në një intervistë për një TV në Shqipëri ndër të tjera Albin Kurti, në rolin e analistit bëri aktin e gabimeve në hapa të Edi Ramës. Pavarësisht sa të drejta ishin vlerësimet e tija në këtë rast, në korrelacionin me veten e tij duhet thënë po të njëjtën gjë: Albin Kurti bëri gabime në hapa, jo një, por tre.

Nuk është befasi që njerëzit gabojnë, në rastin kur njeriu veten e konsideron të pagabueshëm, edhe më shumë shtohen gabimet mbi të. Për shumë kë Albin Kurti konsiderohet ende “profet” që ka ardhur për të na shpëtuar nga “djalli”. Për disa ishte i tillë, e për disa të tjerë edhe si njeri i zgjuar, i pakorruptuar dhe shumë i mençur. Në rast që analizojmë veprimet e tija tash e tre muaj, kjo sikur bie poshtë.

Gabimi i parë: ndonëse pa pas tendenca për të mbajtur anë ose jo, se ky edhe nuk është qëllimi dhe as objektivi i këtij shkrimi, e konsideroj lojën me mosshkuarjen te presidenti Hashim Thaçi. Pavarësisht se të gjithë e njohim kush është Thaçi, dhe aq më pak të krenohemi se e kemi president, megjithatë duhet respektuar institucioni i presidentit. Loja e Albinit me mosshkruaje deri në të tretën ftesë, shpreh meskinizmin e një njeriu që tani që i ka ardhur shanse të jetë pretendent për kryeministër, të filloj lojëra të tilla. Një njeri intelektual nuk bën veprime të tilla, por vepron me përgjegjësi karshi realitetit.

Gabimi i dytë: ky gabim konsiderohet edhe më i rëndë se i pari, si nga veprimi ashtu edhe nga pesha. Shkruaja në seancën konstituivepa marrëveshje me 26 dhjetor, dhe për më tepër kandidimi i GlaukKonjufcës për kryetar të Kuvendit, një gabim fatal që ka ndikuar që ende mos të kemi arritjen e marrëveshjes për koalicion mes VV-LDK. Nuk është dashur në asnjë mënyrë VV të kandidonte z.Kunjufcën për kryetar të Kuvendit, pa shkuar me marrëveshje me LDK, për më tepër që posti i kryetarit të Kuvendit ishte në mesin e atyre që diskutoheshin për t’u përfshirë në marrëveshje. Ky veprim i nxituar nga ana e Albinit po del të jetë i gabuar, duke gjykuar në vazhdën e rrjedhave të ngjarjeve që pasuan. Nëse s’do të bënte këtë veprim, me shumë gjasa sot do të kishim qeveri të formuar.

Gabimi i tretë: por jo më pak i dëmshëm, ka të bëjë me publikimin emrave të ministrave nga ana e VV, duke përfshirë edhe atë të zv.kryeministrit. Ky gabim amatoresk i z.Kurtit pa pikën e logjikës të një kryeministri në ardhje, shpërfaq mos daljen nga rrobat e opozitari që bënte propagandë ndaj qeverisë përmes facebook-it. Të dalësh përmes rrjeteve sociale dhe të publikosh emrat e ministrave, ende pa rënë dakord me partnerin për ndarjen e posteve, nuk tregon mençuri dhe as lidership. Loja me emra të përveçëm të njerëzve, kur ata ende nuk i kanë të sigurta ato pozita është edhe degradim i personalitet të tyre, ashtu sikur është edhe moskorrektësi ndaj partisë me të cilën synon të bësh koalicion. Derisa vazhdon që ende të diskutohen se cila parti cilat ministri do i ketë, vërtet është i pakuptueshëm veprimi i Albinit. Paramendo sikur njëri nga emrat e publikuar nga Albini për ministër, mos të arrin të behët ministër në atë post që i është publikuar emri, e kjo pozitë t’i takoj LDK, me çfarë ndërgjegje e merr përsipër z.Kurti t’i shpjegohet atij personi??

Ky gabim, së pari ndaj vet personave të apostrofuar në listën e Albinit, është edhe shpërfaqje e një mendësie jo shtetërore. Mbase z.Kurti do të mësohet të jetë lider me përgjegjësi shtetërore, për çka edhe ka garuar, apo mbase ende nuk është mjaftueshëm i përgatitur për të qenë kryeministër. Nëse arrin të bëhetkryeministër, shpresoj dhe dëshiroj mos të bëjë gabime të tilla amatoreske, me logjikë dhe veprime të tilla suksesi qysh tani mbetet për t’u dëshiruar.