Prej 1 muaji ka humbur vendit e titullarit tek Milani dhe në këto kushte për të mos humbur Europioanin me fanellën e Spanjës, Suso ka arritur marrëveshjen me klubin e Sevillas. Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira ka theksuar që Suso ka arritur akordin personal me Sevillan për katër vite e gjysmë. Megjithatë një marrëveshje ende nuk është arritur në mes të dy klubeve, me negociatat që janë duke u mbajtur mes të drejtorit sportiv të Sevillas, Monchi dhe Milanit ku janë duke u diskutuar detajet e fundit.
Schira thekson se Milan do marrëveshje për shitje pas 10 ndeshjeve zyrtare në La Liga, kurse Sevilla dëshiron që marrëveshja të arrihet pas 15 ndeshjeve. Besohet se Sevilla do të siguroi shërbimet e Susos në një marrëveshje huazimi për 18 muaj me obligim blerjen për 20-25 milionë euro.