Godina e kontrollit fizik të mjeteve në Durrës, e dëmtuar nga tërmeti i fortë me magnitude 6.4 të shkallës Rihter që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit po i nënshtrohet rikonstruksionit.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informoi se pas tërmetit të 26 nëntorit, godina e kontrollit fizik të mjeteve, Durrës pati dëmtime me rrezik për punonjësit dhe qytetarët.
“Menjëherë u morën masa për vlerësimin, zhvendosjen e shërbimit dhe nisi procedura e shpejtuar e riparimit me fondet tona. Ndërhyrja do jetë përforcuese dhe rindërtuese për strukturat e dëmtuara”, thuhet në njoftimin për shtyp të DPSHTRR-së.