Real Madrid ka zyrtarizuar largimin e parë për këtë merkato, nëse mund të quhet i tillë. Bëhet fjalë për portierin e talentuar Andrii Lunin. Ukrainasi ishte i huazuar te Real Valladolid, por ditën e djeshme u largua për t’u rikthyer në Madrid.
Gjithsesi, rikthimi nuk zgjati më shumë se një ditë, pasi ditën e sotme klubi “Los Blancos” ka zyrtarizuar huazimin te Real Oviedo, ekip që luan në Segunda Division. Lunin do të jetë pjesë e Oviedos deri në fund të sezonit, ku mund të ketë hapësira dhe të luajë si titullar.