Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad i ka bërë thirrje turistëve suedezë që të vizitojnë Shqipërinë. Ajo ka vizituar Mrizin e Zanave, pikën agroturistike në Fishtë të Lezhës të ngritur nga sipërmarrësi Altin Prenga.
Ambasadorja Hastad shprehet se tek Mrizi i Zanave ushqimi është fantastik dhe 100% vendas. Ajo shton se “Altini është një sipërmarrës me vizion”.