Në fjalën e mbajtur në hapjen e konkursit për godinën e re të Bashkisë së Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj ka rrëfyer edhe një episod. Ai u shpreh se gjatë administratës së mëparshme, një prej rrugëve të kryeqytetit ka marrë emrin e një të dën uari përjetë, ku për ironi në këtë lagje jeton prokurori që ka kërkuar dën imin e tij.
“Më shkruajti një ditë një prokuror, i cili tha: Më vjen turp kur më vjen posta në shtëpi sepse emri i rrugës mban emrin e një traf ikanti që unë e kam dën uar me bur gim të përjetshëm dhe vr asje. Qoka që i kishte bërë ish-administrata para nesh ishte që këtij të fortit i kishin vënë emër rruge.
Prokurori që e kishte çuar prapa kangjellave kishte adresën tek ajo rrugë, është të fyesh inteligjencën në mënyrë spektakolare. Nëse ka personalitete që do të duhet të vlerësojmë nga arkitektura, urbanistika, inxhinierë, që të mos presim të bjerë tërmeti i radhës dhe të kujtohemi që heronjtë i kemi mes nesh”, deklaroi Veliaj.