Vetëm dy ndeshje me Sarrin, Emre Çan prezantohet në Dortmund, ja çilin numër do të mbajë Turku i natyralizuar si gjerman është rikthyer në Bundesligë, aty ku do të luajë në huazim me Borussia Dortmund. Duket se 26- vjeçari i shpëtoi një momenti jo të mirë në karrierën e tij teksa me ardhjen e Sarrit tek Juventus, mesfushori u aktivizua vetëm dy ndeshje dhe nuk ishte pjesë e listës së bardhezinjve për Champions League.

Po ashtu Borussia Dortmund ka edhe opsionin e blerjes për mesfushorin në përfundim të huazimit, për 25 milion euro. Emre Çan ka lindur dhe është rritur në Gjermani. Aty ai filloi hapat e parë të karrierës me akademitë e futbollit në Frankfurt dhe më pas të Bayern Mynih. Ai veshi për një vit fanellën e bavarezëve, për të kaluar më pas tek Bayer Leverkusen, në Angli tek Liverpool, në Itali me Juventusin dhe tani sërish në Bundesliga me verdhezinjtë për të mbajtur fanellën me nurmin 27.