E ardhmja e Arturo Vidal është në duar të trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, raporton gazeta spanjolle Mundo Deportivo.
Nëse trajneri shkarkohet, që është vetëm çështje orësh sipas mediave spanjolle, kiliani Arturo Vidal me shumë mundësi do të shkojë te interi.
Ai është i vetëdijshëm se pa prezencën e Valverde mund të mos ketë minuta për pjesën e mbetur të sezonit.
Vidal është dëshira e madhe e Antonio Conte-s që e do me çdo kusht te Interi për garën me Juventusin për titullin e Serie A.