AIK ka fituar 2-1 miqësoren e sotme përballë Karlstad dhe goli i fitores është shënuar nga Jasir Asani.Rrjeta e parë suedeze për ish-lojtarin e Partizanit.

24-vjeçari nga Shkupi e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 72-të duke regjistruar një debutim pozitiv.Kampioni në vendin nordik nis në pranverë dhe AIK luan ndeshjen e parë përballë Hacken me datë 6 prill.

Klubi i njohur suedez po zhvillon fazën përgatitore, teksa do të luajë dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Vasteras dhe Sundsvall.