Interi lëshon sërish terren në kampionatin italian, teksa nuk ia doli të fitonte ndaj Leçces. Zikaltrit e Antonio Contes u ndalën në barazim 1-1 në fushën “Via del Mare”, duke i dhënë mundësi Juventusit të shkëputet sonte në mbrëmje.
Pjesa e parë u shoqërua me polemika, teksa përdorimi i VAR-it i mohoi penalltinë vendasve. Fati u takimit u vendos brenda 5 minutave të pjesës së dytë. U duk se Interi do ta fitonte takimin kur i riu Alesandro Bastoni erdhi nga stoli për të shënuar golin e avantazhit në minutën e 72-të. por, Lecçe nuk hoqi dorë dhe e riktheu takimin në baraspeshë me Mankosu, 1-1.