Rey Manaj e ka nisur në mënyrën e duhur këtë vit të ri kalendarik.
Sulmuesi lushnjar shënoi për skuadrën e tij Albacete në ndeshjen ndaj Tenerifes.
Rei Manaj e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u inkuadrua në minutën e 64’, dhe vetëm 4 minuta më vonë arriti të shënojë. Pedro dha një krosim shumë të mirë nga goditja e këndit, dhe Manaj me një gjuajtje të fortë me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Një gol shumë i bukur nga sulmuesi shqiptar, i cili gjithsesi nuk i vlejti shumë ekipit të tij, pasi në fund dolën të mposhtur me rezultatin 4-2.
Rey Manaj scores for Albacete!#Manaj #Albacete #Tenerife pic.twitter.com/b5PxuWHvrb
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) January 4, 2020