Moti vijon me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta gjatë paradites në zonat lindore dhe jugore. Por sipas MeteoAlb, mesdita dhe orët vijuese sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.
Edhe ditën e hënë 13 janar, alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Por pasditja dhe nata sjellin spostim të vranësirave drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore në ndikimin e kthjellimeve.