Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjatë mesditës dhe pasdites shtohen duke sjellë reshje me intesistet të ulët dhe mesatar në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa zonat jugore vijojnë me kthjellime dhe vranësira. Edhe nata paraqitet në të njëjtat kushte atmosferike. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C mëngjesi deri në 15°C mesdita. Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.
Rajoni dhe Europa: Mot i kthjellët mbizotëron Rajonin e Ballkanit dhe pjesërisht Brigjet e Egjeut, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian vijon me vranësira dhe reshje. Më problematike situata paraqitet në Europën Veriore e Lindore për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të dëborës.