” Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë”, kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me vrasjen e gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani nga SHBA.
“Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria aprovon me forcë qëndrimin e Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë” shkruan kryeministri Rama në Twitter.
Soleimani u vra gjatë mesnatës së djeshme, ku disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të aeroportit. Komandanti i Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, njihej si figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike. Po ashtu nga sulmi u vra një tjetër drejtues i ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar Ambasadën Amerikane në Bagdad si dhe 7 ushtarakë të tjerë.