Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të nisë puna në terren për bazën ajrore të Kuçovës, në bazë të projektit të NATO-s.
Sipas ministres Xhaçka, Forcat e Armatosura po vijojnë modernizimin vit pas viti përmes projekteve e investimeve të rëndësishme.Xhaçka shton se brenda vitit do të instalohet dhe radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane “Lockheed Martin” do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore.
“Viti pas viti, përmes projekteve e investimeve, Forca e Armatosur po modernizohet. Shumë shpejt nis puna në terren për bazën ajrore të Kucovës, sipas projektit të hartuar nga NATO. Brenda këtij viti, radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane Lockheed Martin do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore. Punët e mira bëhen me hapa të sigurtë. “– shkruan Xhaçka teksa poston videon.