Opozita parlamentare ka konkluduar në hartimin e një drafti me propozime për reformën zgjedhore të cilin do t’ja paraqesë Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore.

Drafti i cili mban firmën e deputetëve Arlind Çaçani, Arben Elezi, Korab Lita, Halil Jakimi dhe Alban Zeneli propozon që zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të bëhen në përputhje dhe zbatimit të sistemit propocional rajonale, të korrektuar me listë kombëtare dhe lista të hapura. Kuvendi te perbehet nga 140 deputete.

Per efekt te zbatimit te ketij sistemi zgjedhjet te zhvillohen, me cikel të mbyllur, ne 12 njesi zgjedhore, koresponduese te 12 qarqeve.

“Drafti që kemi hartuar synon ti kthejë qytetarit të drejtën për të zgjedhur ligjvënësin e vet. I jep përfaqësi zonës nga vjen ligjvënësi, ofron mundësi të përfaqësohen të gjithë qytetarët. Ky është një sistem i mirë pasi listat e hapura do sjellin një garë mes kandidatëve dhe jo thjesht mes partive.

Propozojmë:

Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të bëhen në përputhje dhe zbatimit të:
Sistemit propocional rajonale, të korrektuar me listë kombëtar dhe lista të hapura

-Kuvendi te perbehet nga 140 deputete.-Per efekt te zbatimit te ketij sistemi zgjedhjet te zhvillohen, me cikel të mbyllur, ne 12 njesi zgjedhore, koresponduese te 12 qarqeve.-Në 12 njësitë zgjedhore do te zgjidhen gjithsejt 100 deputete. Numri i mandateve qe pԯr çdo njesi zgjedhore te llogaritet duke perdorur si kriter numrin e shtetsasve te rregjistruar ne listën e zgjedhesve ne njesine zgjedhore perkatese.-Lista korrektuese kombetare do te kete 40 mandate. Nga lista korrektuese kombetare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, ne rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme.

-40 mandatet e listës korrektuese kombetare ndahen:10 mandate ndahen midis dy partive te para, qe kane fituar me shume vota ne rang vendi. 30 mandate ndahen midis partive te tjera qe kalojne pragun 2.5%.Ndarja e mandateve behet ne perputhje me perqindjen e votave te fituara nga subjektet zgjedhore perkatese. Mbetjet pas presjes dhjetore kalon ne favor te partise me numer me te madh te votave te fituara.-Votimi do te behet me dy flete votimi.

Fleta e votimit per njesine zgjedhore (qarkun)
Fleta e votimit per listën korrektuese kombetare-Votimi do behet me lista te hapura.
Çdo zgjedhes do te kete te drejten te shpreh preferencen e tij per jo me shume se 5 kandidate te listës se subjektit zgjedhore per te cilin voton.-Në listën e votimit per njesine zgjedhore dhe në listën korrektuese kombëtare, subjekti mund të vendos edhe kandidate të njëjtë.