Tërmeti i 26 nëntorit duket se i ka shërbyer si një mundësi PD për të inskenuar një situate te re bllokimi për projektin e Unazës së Madhe. Nën justifikimin se po strehojnë banorë të prekur nga tërmeti (ne një ndërtesë pa leje, por te shpronësuar tashmë) përfaqësues të PD nxituan të zhvendosin disa familje në nje godine që ishte lajmëruar muaj më parë se do të prishej për t’i hapur rrugë zhvillimit të një prej investimeve më madhore në kryeqytet.
Ata u vizituan asokohe edhe nga vetë kreu demokrat Lulzim Basha, që do i servirte ato si familje të prekura drejtpërdrejte nga tërmeti. Por realiteti është krejt tjetër. Shumë prej këtyre familjeve nuk kanë pasur fare në zotërim shtëpi ne Tirane, por kanë jetuar me qira në zona të ndryshme të kryeqytetit ose nga qytetet prej nga vijnë. Pra, edhe nëse u është dëmtuar banesa ku jetonin me qira, ato do të mund të lëviznin në një tjetër shtëpi me qira.