Anduel Tahiraj është rizgjedhur kryetar i degës së PS-së në Vlorë për një mandat të dytë.

Në garë përballë tij ishte Albana Hodaj. Pas votimit, nga numërimi ka rezultuar se Tahiraj mori 298 vota, ndërsa rivalja e tij 10 vota dhe 15 fletë dolën të pavlefshme, nga 323 anëtarë që morën pjesë.

Pas zgjedhjeve për kryetarin, do të bëhen edhe për të gjitha forumet dhe strukturat e partisë në Vlorë.

Në fillim të këtij procesi zgjedhor foli Damian Gjiknuri i cili u shpreh se këto zgjedhje janë transparente dhe brenda procedurave të statutit.