Zoran Zaev duket se do të kërkojë sërish mbështetjen e shqiptarëve për të fituar një mandat të dytë për qeverinë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë një deklarate për mediat Zaev është shprehur se është i gatshëm të bëjë koalicion me BDI-në, Alternativë, PDSH-në, Besën, Aleancën. Ai shtoi se së bashku me partitë shqiptare votuan ndryshime kushtetuese si dhe ligjin për përdorimin e shkëlqyeshëm duke mos patur paragjykime maqedonas apo shqiptarë.
Maqedonia e Veriut do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 12 prill. Zaev shpalli zgjedhjet pasi Këshilli Europian nuk i dha dritën jeshile bashkë me Shqipërinë për cceljen e negociatave. Në fakt Zaev kishte zhvilluar Referendumin e 2018 për ndërrimin e emrit në këmbim të negociatave. Kjo gjë nuk ndodhi dhe Zaev pasi nuk mbajti fjalën shpalli zgjedhjet e parakohshme. Zaev herën e fundit arriti të fitojë falë koalicionit me partinë shqiptare BDI të Ali Ahmetit. VMRO- DPMNE mori 51 mandate, kurse LSDM 49 por bashkë me 10 mandatet e BDI formuan qeverinë.