Milani pasi arriti marrëveshjen me Sevillan dhe zhvilloi testet miqësore me Simon Kjaer ka zyrtarizuar këtë blerje. Nëpërmjet faqes zyrtare te klubit italian Kjaer shfaqet me fanellën e kuqezinjëve. Mbrojtësi danez që erdhi nga skuadra e Atalantës ku ishte i huazuar, ka firmosur për 6 muaj me “djajtë”. Nëse Kjaer do të bind me aftësitë e tij atëherë Milani mund të blej edhe kartonin e futbollistit që mbahet nga ekipi i Sevillës.
Ish-lojtari i bergamaskëve është 30-vjeçar dhe shikohet si një përforcim me eksperiencë në repartin e mbrojtës tek skuadra e Stefano Piolit. Daanezi ka një cv të pasur pasi ka luajtur me ekipe si Roma, Palermo dhe Fenerbache.