Disa vite më parë kishte një klauzolë 50 milionë euro dhe klubi i Schalkes 04 e konsideronte një nga talentet e së ardhmes. Donis Avdijaj pasi provoi një eksperiencë në kampionatin turk me fanellën Trabzonspor skuadër tek e cila nuk arriti të linte shenjë, lojtari me origjinë shqiptare është transferuar zyrtarisht te Hearts në kampionatin skocez. Avdijaj është prezantuar te skuadra e tij e re, me të cilën do të kërkojë të ringrihet dhe të tregojë vlerat e tij pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij.

23-vjeçari i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën po pret me padurim të nisë aventurën me Hearts. Te skuadra e njohur skoceze Avdijaj do të mbajë veshur fanellën me numër 99. Mesfushori me tipare sulmuesi është një futbollist polivalent pasi luan në shumë pozicione.